Tërmkolli: Po na rrënohet shteti para syve

Deputetja nga radhët e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili tha se opozita e ka përjashtuar veten.

Tërmkolli tha se është e kundërta.

“Opozita është tu nejt në sallë, na kem dalë prej sallës, na e kem përjashtu veten nga Parlamenti”, tha Tërmkolli.

Ajo tha se do të qëndrojë këtu vetëm për të nënshkruar marrëveshjet ndërkombëtare, ndërsa në pikat tjera jo.

Tërmkolli, e emocionuar tha se është duke i dhimtë shpirti me atë çka po ndodhë.

“Po na rrënohet shteti para syve”, tha Tërmkolli.