Termokos ndërprenë ngrohjen në “Dardani” dhe “Qendër”

Për shkak të një rrjedhje në gypin magjistral të ngrohjes për pjesën më të madhe të lagjes “Dardania” dhe “Qendra”, NP “Termokos” SH.A sonte në orët e vona të natës do të ndërpres furnizimin me ngrohje për këto dy lagje.

Termokos thotë se ekipet e saj do të angazhohen për të sanuar këtë rrjedhje, në mënyrë që furnizimi me ngrohje për konsumatorët e këtyre dy lagjeve të normalizohet gjatë ditës së nesërme./kp