“Terroristët sulmojnë qendrën tregtare – reagojnë dymijë oficerë të armatosur” (Video)

Më shumë se 2,000 oficerë të armatosur nga Policia Metropolitane kanë hapur zjarr dje teksa zhvilluan një sulm të simuluar terrorist në Londër.

Ata janë shtirur si terroristë të armatosur me AK47-a dhe bomba dhe kanë simuluar një sulm ndaj një qendre tregtare që oficerët të shohin se sa të aftë janë për t’u përballur me terroristët.

Policia Metropolitane këmbënguli se organizimi ishte pjesë e programit vjetor të trajnimit e cila kishte qenë i paracaktuar muaj përpara masakrës së Parisit, dhe debatit të tanishëm mbi sulmet ajrore mbi Sirinë. /panorama.al/