Thaçi: Dialogu i zgjidh të gjitha

Zëvendëskryeministri i vendit, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi gjatë një paraqitje televizive ka thënë se për të zgjidhur të gjitha çështjet, duhet vetëm të dialoguar, duke përmendur edhe mesazhin që la sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

“E them me përgjegjësi se edhe sekretari Kerry ishte i qartë në mesazhin e tij se nuk duhet të tolerohet dhuna në Kuvendin e Kosovës. Vendi për debat dhe sqarime e ballafaqime politike është Kuvendi i Kosovës prandaj unë mendoj se ishte një mesazh për të gjithë se dialogu është zgjidhja e vetme në mes të politikës dhe liderëve të partive politike në Kosovë”, tha Thaçi në televizionin publik.

Ai më tej shtoi se liderët e opozitës sikur të dëgjonin komentet e Qeverisë së Kosovës, në lidhje me marrëveshjet e arritura, nuk do të reagonin kështu./koha.net/