Thaçi: Duhet t’i lëmë mbrapa hatërmbetjet për të mirën e vendit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë një intervistë për gazetën shqiptare “Shekulli”, në të cilën ka folur për detyrën e tij të re, krizën politike në Kosovë, marrëdhëniet me vendet tjera, por ka folur edhe për deklaratën e Albin Kurtit rreth marrëdhëniet me SHBA-të.

Thaçi ka thënë se duhet lënë hatërmbetjet e politikanëve dhe të përqendrohen në të mirën e vendit, transmeton Koha.net.

“Ne duhet të lëmë pas hatërmbetjet e vjetra dhe ambiciet personale të liderëve të ndryshëm politik dhe të përqendrojmë të gjitha burimet dhe energjitë në të mirën e vendit”, ka thënë Thaçi.

Kurse, si sfidë të parë Thaçi ka renditur Kushtetutën dhe sundimin e ligjit në Kosovë, transmeton Koha.net. “Sfida ime e parë ka të bëjë padyshim me Kushtetutën dhe sundimin e ligjit dhe rregullave e procedurave demokratike”, shprehet Thaçi.