Thaçi duket i imponuar në foton me Adem Jasharin

Analisti Petrit Zogaj është marrë me detajet e fotografisë së Hashim Thaçit, të bërë me Adem Jasharin para 23 vjetëve në një nga qendrat e Gardës Kombëtare në Tiranë, në mars 1993, e të cilën ai vetë e përdori për të kujtuar sakrificën e Jasharajve.

“Hashim Thaçi, tashmë president i zgjedhur, nuk heziton që në përvjetorë të ndryshëm të na rikujtojë që ka një fotografi me Adem Jasharin. Sigurisht që shumëkush sot do të donin të kishin një të tillë me Ademin. Mirëpo, të shihet mirë fotoja e Hashimit, vërehen disa detaje interesante. Thaçi në këtë foto duket i imponuar. Ka një zgjatim të krahut të hedhur mbi qafën e Ademit, e Ademi nuk ka ndonjë reagim të ngjashëm. Derisa Thaçi sheh direkt aparatin fotografik, Ademi është duke parë ose dëgjuar krejt diçka tjetër në tjetër drejtim. Me këtë sikur Thaçi ka predikuar që kjo foto do të duhej një dite dhe për atë e ka shikimin e ngulitur, duke dashur të na thotë atëherë për sot, ‘ja shihni me ke jam unë ose me ke kam qenë’. Sikurse, edhe Ademi me atë shikim të ketë predikuar indiferencen ndaj Thaçit, me mesazhin qe ‘kjo foto nuk po behët për mua, por ky (Thaçi) po e bën për vete, prandaj mos e merrni seriozisht’”, ka thënë Zogaj.

Ditëve të fundit ka plasur një debat i ashpër ndërmjet akterëve të luftës në Kosovë. Familja Jashari ka premtuar se do të flasë pasi që të kryhet Epopeja e UÇK-së.