Thaçi në Prizren, pi çaj me qytetarë (Foto)

Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka qëndruar në Prizren.

Ai ka shfytëzuar këtë vizitë për tu takuar me qytetarë dhe siç e do tradita në Prizren, të pi çaj, raporton lajmi.net.
“Sonte pasdarkë tradicionale me çaj me qytetarët e Kurillës në Prizren. Aty takova, bashkë, shqiptarë, turq e boshnjakë. Ky është qyteti i bukur i Prizrenit, i tolerancës dhe multietnicitetit”, shkruan Thaçi në Facebook