Thaçi njeri i kushtëzuar nga Beogradi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një deklaratë për media ka thënë se Hashim Thaçi është i kushtëzuar nga vullneti politik i Vuçiqit në Beograd, dhe se do të vazhdojnë protestën kundër zgjedhjes së Thaçit president, apo cilido tjetër.

“Ne jemi aty në sallë dhe do të protestojmë kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit president. Ky njeri është i kushtëzuar nga Beogradi përmes Listës Serbe, të cilët kërkojnë që Kosova të vazhdojë themelimin e Zajednicës. Ne do të kundërshtojmë zgjedhjen e Thaçit president, apo cilido”, ka thënë Ymeri.