Thaçi: Po u bashkuam asgjë s’na ndalë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë ardhja e Sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry-t, është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe se mesazhet që ai i dha gjatë vizitës që i bëri Kosovën, janë shumë të qarta e po ashtu prezenca e tij në vend e rikonfirmoi përkrahjen e shtetit amerikan për kosovarët.

“Vizita e Sekretarit Kerry ishte shumë domethënëse për Kosovën. Mesazhet ishin të qarta: Përkundër sfidave globale, SHBA mbetet e përkushtuar si partnere e Kosovës. Ata që na ndihmuan të çlirohemi dhe të pavarësohemi po na ndihmojnë edhe të forcohemi dhe të bëhemi anëtarë të BE-së dhe NATO-s”.

Në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se liderët kosovarë duhet të bëhen bashkë e të dialogojnë për të arritur një zgjidhje për të vazhduar në rrugën e pandalshme të Kosovës drejt zhvillimit.
“Nëse bëhemi bashkë dhe dialogojmë në mes vete në institucionet që i kemi krijuar, asgjë kurrë nuk do të na ndalë. Kerry vlerësoi lidershipin e Kosovës dhe guximin e shtetit tonë që të përballet me sfida dhe të shënojë sukses në ndërtimin e shtetit. Interaksioni aktiv me SHBA do të vazhdojë edhe në ditët dhe javët që vijnë, dhe nga ky bashkëpunim vetëm lajme të mira do të vijnë”, është shprehur Thaçi./klankosova.tv/