Thaçi: Pushteti nuk merret as me gur, as me hekur e as me gaz

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova nuk ka bllokadë institucionale dhe se opozita duhet të heq dore nga dhuna politike për qëllime politike.

“Opozita nuk duhet të dëmtojë Kosovën, por të punojë në një agjende të përbashkët për të ardhmen e shtetit dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Është e drejtë e njerëzve që të protestojnë, sepse kemi luftuar për drejtat që të shprehin mendimet në çfarëdo forme demokratike. Por, do të ketë zero tolerancë ndaj përdorimit të dhunës”, ka thënë ai për RTV “Besa”.

Thaçi ka theksuar se në Kuvendin e Kosovës është i gatshëm të ballafaqohet me argumentet dhe kundër argumentet.

“Por, nuk do të ketë as lëshime politike për opozitën dhe nuk do të ketë tërheqje nga pozicionet e agjendës shtetërore. Askush me dhunë nuk do ta merr pushtetin askush, as me gurë, as me hekur e as me gaz lotsjellës. Ata që e kanë shkelur vijën e kuqe duhet të ballafaqohen me realitetin politik. Askush nuk s’është mbi ligjin”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se opozita ka dëmtuar edhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Sipas tij, koalicioni është stabil dhe zgjedhjet e ardhshme janë në vitin 2018. “Me këtë logjikë dhe me këtë mentalitet opozita do të jenë humbëse e thellë”, ka deklaruar Thaçi. /express/