Presidenti i zgjedhur i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka qëndruar sot në Gjilan, duke kaluar aty pas Ferizajt dhe qyteteve tjera që po i viziton këto ditë.
Në fotografitë e publikuara në “Facebook” shihet se ka bërë disa “selfie” me të rinjë, duke thënë se “s’ka më mirë se të kesh një rini përplot me energji pozitive dhe entuziaste për të ardhmen!”, transmeton Koha.net.
Ky është postimi i plotë i Thaçit:
“Me qytetarë në Gjilan, bashkëbisedë për integrimet europiane dhe ardhmërinë e të rinjve tanë. Pavarësisht pasioneve politike, ata ishin besimplotë se Kosova po ecën në drejtimin e duhur. S’ka më mirë se të kesh një rini përplot me energji pozitive dhe entuziaste për të ardhmen!”