Thaçi uron Malin e Zi

Zv.Kryeministri dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar në një postim në facebook vendin fqinjë Malin e zi për ftesën që mori për anëtarësim në Aleancën Veri Atlantike NATO.

Lexoni të plotë urimin e Thaçit:

Urime Malit të Zi për ftesën e bërë për anëtarësim në NATO. Ky është një zhvillim që forcon sigurinë e tërë Ballkanit, përfshi Kosovës. Kosova tashmë kufizohet me dy shtete të NATO-s ndërsa shumë shpejt edhe Kosova do të fillon rrugëtimin formal në integrimet Euro-Atlantike. Rrugë tjetër dhe opsion tjetër nuk kemi pos boshtit Washington dhe Bruksel. përfundon shkrimi./ Gazeta Liria