Një therje me thikë ka ndodhur sot në Pejë. Viktima thuhet se është Milazim Shala, një asambleist LDK’së në Pejë.
Rastin e therjes e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës Xhevat Ibra, shkruan Gazeta Fjala.
Ai tha se viktima është plagosur sot në ora 12:08 minuta në sheshin Haxhi Zeka pranë ish-shtëpisë së mallrave.
“Viktima është dërguar për trajtim në spital dhe është jasht rrezikut për jetë. Por për informata më të detajuara do t`ju njoftoj me kohë”, tha Ibra.