Thyen dorën sulmuesi i Kombëtares

Hamdi Salihu ka pësuar lëndim, ku ka thyer dorën.

Sulmuesi i Skënderbeut, Hamdi Salihu ishte në dyshim për t’u aktivizuar deri pak orë përpara ndeshjes, si pasojë e një problemi muskulor, por preferoi të rrezikonte, duke e nisur nga minuta e parë ndaj Partizanit.

Mirëpo, dje Hamdi Salihin e ka ndjekur tersi, teksa në minutën e 53- të, pas një përplasjeje me portierin Alban Hoxha, ka thyer dorën.

Shkodrani ka lënë fushën i përlotur mes dhimbjeve të forta dhe menjëherë është transportuar për në spitalin e Korçës.

Burime zyrtare në klubin korçar treguan për Panorama Sport, se pas kontrollit nga mjekët specialistë të traumave, ka rezultuar se Salihi ka një thyerje të dorës.

Në gjuhën mjekësore cilësohet thyerje e metakarpit, pikërisht pjesa e sipërme e pëllëmbës së dorës. Salihu pritet të mungoj 3-4 javë. /Express