Tifozët zgjedhin formacionin e Realit dhe Barcelonës për El Clasico

Tifozët duan që Real Madridi dhe Barcelona të luaj me formacionet më sulmuese që kanë:

Tifozët madrilen kanë përzgjedhur ekipin me të cilin do të dëshironin që Real Madridi të luante kundër Barcelonës.

Në një sondazh të së përditshmes Marca, ata kanë zgjedhur ekipin më sulmues të Realit, ku jashtë kanë lënë Carvajalin, Pepen, Casemiron dhe Iscon, ndërsa në vend të tyre kanë zgjedhur, Danilo, Varane, James dhe Benzema.

Ata duan që nga fillimi të luajnë Navas, Danilo, Varane, Ramos, Marcelo, Kroos, Modric, James, Benzema, Bale dhe Ronaldo.

Në anën tjetër, ata po ashtu duan që edhe Barcelona të luaj me ekipin e saj më sulmues si, Bravo, Alves, Pique, Mascherano, Alba, Busquets, Iniesta, Rakitic, Messi, Neymar dhe Suarez. /Express