Tirana thërret shkrimtarët në rezidencën artistike

Dasa Drndic, Karen Köhler, Bojan Krivokapić, Dušan Čater janë disa prej autorëve e përkthyesve që kanë qëndruar së fundmi në rezidencë.

Asociacioni letrar Poeteka në bashkëpunim me TRADUKIN kanë hapur kësisoj thirrjen për rezidencë artistike të shkrimtarëve dhe përkthyesve nga rajoni.

Thirrja për Tirana in Between është e hapur për shkrimtarët nga Kosova, Bosnja, Bullgaria,Maqedonia, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Serbia e Sllovenia.

Shkrimtarët duhet të aplikojnë me projektin e tyre letrar, i cili më pas duhet implementuar gjatë qëndrimit një mujor. Ideja e kësaj rezidence, si dhe të tjerave, është që tu japë liri dhe inspirim artistëve e shkrimtarëve të rinj, larg angazhimeve ditore, për krijim dhe qëndrim në një ambient tjetër.

Rezidenca ofrohet në Tiranë ndërsa pos banimit janë edhe 800 euro që i jepen shkrimtarëve fituesë. Nga shkrimtarët pritet të krijojnë ndërsa edhe të familiriazohen me jetën artistike të Tiranës.

Dasa Drndic, Karen Köhler, Bojan Krivokapić, Dušan Čater janë disa prej autorëve e përkthyesve që kanë qëndruar së fundmi në rezidencë. /kultPlus/