Shumë kohë përpara se Mayfair Bekerly Square të ishte sinonimi i stuhive të forta, vendi ishte në mënyrë të ndryshme i lidhur me një fantazmë të egër që banonte në dhomën numër 50, të një ndërtese të qytetit e cila kishte katër kate. Ndërtesa ishte ngritur në vitin 1740.
Ajo ishte shtëpia e kryeministrit anglez George Canning (1770-1827) por dyshohet që të jetë fantazma e tij, pasi ai vdiq në Chiswick. Askush nuk e di se çfarë fshihet në dhomën e magjepsur numër 50, sepse shumë pak që janë hasur më të kanë mbetur gjallë, dhe ata janë me probleme të renda mendore për shkak të kësaj përballjeje me mbinatyroren.
E vetmja gjë që do të bëjmë në vazhdim të këtij artikulli, është të mbledhim copëza fragmentesh nga anekdota po tregime që shqetësojnë sheshin Bekerley.
Në vitin 1840, 20-vjeçari famëkeq Sir Robert Warboys dëgjoi një sere thashethemesh për ‘gjene e paemër’ të sheshit Bekerley. Ai i quajti këto tregime qesharake dhe të papjekura. Miqtë e tij e kundërshtuan, dhe kjo e bëri Robertin të guxonte të kalonte natën në një dhomë të katit të dyte të kësaj godine. Ai e pranoi sfidën i detyruar nga miqtë tij.
Po atë natë, Sir Robert qëndroi vigjilent përgjatë korridoreve. Miqtë e tij, gjatë asaj nate i folën për ta lënë aty sfidën dhe për ta nxjerre jashtë, por ai nuk pranoi.
Përkundrazi, ai kërkoi që ta kalonte natën në dhomën e pushtuar. Pronari i godinës, e pranoi me në fund kërkesën e Robertit pas shumë bisedash, por me dy kushte: nëse i riu shihte diçka jashtëtokësore, do t’i binte ziles që lidhej me një tjetër zile në dhomën e pronarit; dhe se dyti Roberti do të pajisej me një armë gjatë kohës që qëndronte aty.
Edhe pse i riu mendonte se këto kushte ishin absurd, ai i pranoi ato vetëm për ta larguar pronarin që aty. Pronari i dorëzoi pistoletën dhe u largua pasi ora e dhomës shënoi mesnatën. Roberti u ul në tavolinë nën dritën e qiriut dhe priti që ‘gjeja’ të shfaqej.
45-minuta pas mesnate, i zoti i pronës u zgjua nga gjumi për shkak të zhurmës se dhunshme të ziles pranë tij. Një tingull armë i vetëm oshtiu në të gjithë godinën. Ai vrapoi për në dhome, dhe gjeti Robertin të shtrirë në cep të dhomës, me pistoletën e saposhkrepur në dore. I riu kishte vdekur nga shoku traumatik, pasi sytë i kishte shumë të hapur, dhe buzët i ishin deformuar duke i vënë në pah dhëmbët e shtrënguara. I zoti i pronës ndoqi shikimin e drejtuar të Robertit, dhe atje gjeti plumbin e vetëm të dale nga pistoleta. Ai kuptoi se e shtëna e të riut ndaj ‘gjësë’ nuk kishte pasur vlerë.
Tre vite pas vdekjes se Robertit, Edward Blunden dhe Robert Martin, dy marinarë nga Portsmuth, po endeshin në gjendje të dehur në sheshin Berkeley, dhe vunë re shenjën “Jo në përdorim” të dhomës numër 50. Ata menduan se mund t’i shpëtonin pagesës duke e kaluar natën atje pasi askush nuk do t’i kontrollonte. Ajo çka kuptuan, ishte se kishin bërë një gabim të tmerrshëm. Blunden i tha shokut të tij se ndihej nervoz në atë dhomë dhe se ndjente një prezencë tjetër, por Martin iu përgjigj se e kishte nga prezenca e gjatë në lundrim dhe vazhdoi të flinte.
Vetëm pak më vonë, dera e dhomës u hap ngadalë. Martin e ndjeu dhe u zgjua, por e ndjeu veten të paaftë për të lëvizur. Ai u paralizua nga frika. Blunden gjithashtu u përpoq të ngrihej në këmbë, por ‘gjeja’ e shtrëngoi në fyt me duart e ftohta derisa e mbyti.
Martin papritur rifitoi aftësinë dhe kurajon për t’u çuar. Ai u përpoq të përballej me qenien, por ishte kaq i tmerruar nga fytyra dhe trupi i deformuar i tij, dhe e gjeti veten duke vrapuar jashtë shtëpisë. Ai hasi një polic jashtë sheshit, dhe ia tregoi ngjarjen e vrasjes se shokut të tij. Të dy vrapuan për në dhomën numër 50 por atje nuk gjeten asnjë shenje të Blundenit. Kërkuan në gjithë shtëpinë, dhe e gjeten trupin e pajete te Blundenit në bodrumin e shtëpisë. Qafa e tij ishte e thyer dhe fytyra e tij ishte shtrembëruar nga një ngërdheshje për shkak të terrorit që kishte parë para se të humbte jetën.
Provat e dokumentuara të këtyre incidenteve janë te pakta, por kërkuesi Harry Price ka arritur të dokumentoje më tepër ngjarje gjatë viteve 1920. Ai i bashkëngjiti kërkimeve të tij shënimet e W. E. Howlett i cili thoshte:
“Misteri i Bekerley Square mbetet ende i pazbuluar. Ai mund të përmblidhet në pak fjalë: të paktën një nga dhomat e saj ka atmosfere mbinatyrore dhe fatale për mendjen dhe trupin. Një vajze pa, dëgjoi dhe ndjeu kaq shumë horrorr në të, saqë u çmend dhe nuk e rimori asnjëherë veten për të treguar të paktën se çfarë ndodhi.
Një zotëri që nuk besonte në fantazma, provoi të flinte në këtë dhome dhe u gjet vetëm trupi i tij në shesh me kërkesën për ndihme në fytyre. Zërat thonë se ngjarje të tjera të këtij lloji, kanë përfunduar në vdekje apo çmenduri, vetëm si rezultat i pranisë në atë dhomë.
Pjesë muresh të asaj shtëpie, nëse i prek, janë të ngarkuara me elektricitet tmerri.
Edhe pse shtëpia mirëmbahet nga një burrë i moshuar dhe gruaja e tij, ata nuk kanë akces në atë dhomë. Kjo dhomë mbahet e mbyllur, dhe çelësi ka përfunduar në duart e një personi misterioz dhe të paemër, i cili vjen në shtëpi vetëm një herë në 6 muaj, mbyll në bodrum pleqtë, dhe e hap dhomën duke u marrë me të për orë të tera, i vetëm.”
Në vitin 1937, në bujtinën diagonal me godinën e tmerrit, banoi për pak kohë një doktoreshë me emrin Mary Balfour. Një natë, pastruesja e bindi të shkonte në kuzhinë bashkë me të dhe të shihte nga dritarja, në dhomën diagonal me numër 50.
Ajo tha se përballe qëndronte i ulur një burrë i veshur me xhaketë ngjyrë argjendi dhe poshtë kishte vetëm të brendshmet. Ai kishte një fytyrë të zymtë e të zbehtë, dhe të dyja gratë kishin menduar se ishte pjesë e ndonjë feste. Burri u largua nga dritarja, dhe pastruesja u shokua kur dëgjoi se atë nate kishin parë një fantazmë në dhomën numër 50.
Doktori ku shkuan për të folur, u tha se në dhomën numër 50, nuk banonte askush, por një punëtor në atë ndërtesë, vetëm dy muaj më parë, kishte parë fantazmën e një vajze të vogël në cep të shkallëve.