Tragjedi ne Itali, shqiptari vret me thikë gruan në sy të fëmijëve

Një grua shqiptare 31 vjeçe, është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj në banesën e tyre rrugën “Ristoli” në Itali.

Bashkëshorti i viktimës, një 42-vjeçar shqiptar, është arrestuar nga policia italiane pas marrjes në pyetje sot në mëngjes me akuzën e vrasjes.

Ngjarja ka ndodhur në orën 02:00 dhe gruaja, e quajtur Mariana Preducaj është qëlluar me thikë në fyt.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Gallarate në provincën e Varezes. Shqiptari e ka goditur bashkëshorten disa herë me thikë deri në vdekje para dy fëmijëve të tyre të mitur të moshës 3 e 11 vjec. Më pas ka kërkuar ndihmën mjekësore  dhe ka treguar  krimin. “E kam vrarë unë”, ka thënë ai sapo ato kanë mbërritur në vendngjarje.

Sipas shtypit italian, ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit shqiptar. Bashkëshorti, Gjin Preducaj, një murator 42 vjeç është arrestuar si i dyshuari kryesor për krimin.

Fqinjët e shtëpisë tregojnë të tronditur mbi atë që ka ndodhur: “Nuk dëgjuam asgjë, bëhet fjalë për persona shumë të qetë, që nuk kishin krijuar asnjëherë ndonjë lloj problemi. Dy persona të mirë që nuk shqetësonin njeri. Edhe dje nuk dëgjuam gjë. Jemi absolutisht të tronditur. Gruaja i shoqëronte dy fëmijët e saj çdo mëngjes në shkollë, ndërsa ai ishte një punëtor i palodhur. Për ne është tronditëse, sepse në 10 vjet nuk i kemi dëgjuar ndonjëherë të ulërinë”./zhurnalexpress/