Transferimet e dështuara në Premierligë, prinë Depay, aty edhe Shaqiri (Foto)

“90min” ka organizuar një sondazh rreth transferimit më të dështuar të sezonit në Premierligë.

Sipas votave që janë dhënë nga lexuesit e këtij portali, si një nga transferimet e dështuara të Premierligës është edhe Xherdan Shaqiri, që nga Interi kaloi në Stoke.

Si transferimi më i dështuar në Premierligë, është votuar Memphis Depay i Manchester United, që në Old Traford u transferua nga holandezët e PSV.

Në pesë transferimet e dështuara, u renditen edhe Pedro i Chelsea, Gokhan Inler i Leicester dhe Aleksandar Mitrovic i Newcastle./Indeksonline/