Tre të arrestuar në Turqi për sulmet në Paris

Autoritetet turke kanë arrestuar 3 persona të dyshuar për lidhje me sulmin terrorist të 13 nëntorit në Paris, që la të vdekur 130 persona.

Njëri prej të arrestuarve mendohet se kishte edhe rolin e “informatorit” për terroristët që ndërmorën masakrat në kryeqytetin francez.

Agjencia turke e lajmeve “Dogan” raportoi se njëri prej personave që është vënë në pranga quhet Ahmet Dahmani, shtetas belg por me origjinë marokene.

Operacioni për kapjen e tij u zhvillua në një hotel luksoz të Antalias, ndërsa 2 personat e tjerë mendohet se ishin ndihmësit e tij, transmeton Tch.

Sipas burimeve të “Dogan”, ata do t’i krijonin terren këtij të fundit, që, pas asistimit të sulmit terrorist të Parisit, të kalonte kufirin nga Turqia drejt Sirisë. /express/