Tri ditë pas stuhisë, shtyllat e rrymës mbesin të rrëzuara në fshatrat e Gjakovës (Foto)

Erërat e forta dhe stuhia që goditi regjionin e Dukagjinit në fundjavën që lamë pas, përveç dëmeve materiale në shumë shtëpi dhe prona, kanë shkaktuar edhe prishje të rrjetit të energjisë elektrike në disa fshatra të Gjakovës.

Banorët e fshatit Bishtrazhin të Gjakovës tash e tri ditë kanë mbetur pa rrymë. Kjo pasi disa shtylla elektrike janë thyer dhe kanë shkaktuar edhe këputjen e telave elektrikë.

Banorët e këtij fshati janë ankuar në Gazetën Express se nuk është ndërmarrë ende asgjë për tu riparuar këto prishje që sipas tyre edhe po rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Gjendje e njëjtë deri dje pasdite ka qenë edhe në fshatin tjetër të Gjakovës, Bec. Mirëpo, pasdite janë riparuar të gjitha dëmet e rrjetit elektrik që kishte shkaktuar stuhia e së premtes dhe shtunës mbrëma.

Fotografitë e mëposhtme janë bërë përgjatë rrugës që lidh fshatin Bishtrazhin me Demian. /GazetaExpress

shtllat gjakove shtyllat 2 shtyllat 3