Trump kërkon që t’u ndalohet hyrja në SHBA të gjithë myslimanëve

Ish guvernatori i Floridës dhe njëri nga rivalet e Trump tek Republikanët, Jeb Bush, e ka quajtur deklaratën e Trumpit “të çmendur”.

 

Kandidati për President të Shteteve të Bashkuar të Amerikës nga radhët e Republikanëve, miliarderi Donald Trump, ka bërë thirrje që “të mbyllen kufijtë komplet për myslimanët që duan të futen në SHBA”.

Këto deklarim të Trump vijnë pas sulmeve makabre në Francë dhe këtyre të fundit në Kaliforni – të dyja këto të shkaktuar nga ekstremistë fundamentalistë.

“Pa parë kurrfarë të dhënash mund të konstatohet që na urrejnë shumë”, tha Trump të hënë.

“Nga vjen kjo urrejtje dhe pse? Ne këtë duhet ta marrim vesh. Derisa të mos e dimë dhe të mos e kuptojmë këtë, vendi jonë nuk mund të jetë viktimë e sulmeve të tmerrshëm që vijnë nga njerëz që besojnë vetëm në xhihadë, dhe nuk kanë kurrfarë mëshire dhe respekti për jetën e njerëzve”, pohoi Trump, shkruan The Huffington Post, përcjellë Klan Kosova.

Thirrja e Trumpit për ta ndaluar migrimin e myslimanëve në SHBA është vetëm deklarata e fundit, por më e rënda, nga të shumtat që miliarderi kontrovers ka dhënë kohëve të fundit.

Ai para ca kohësh kishte sugjeruar të mbyllën disa xhamia në Amerikë.

Trump, po ashtu kishte deklaruar se ka parë disa pamje, që kur është sulmuar qendra botërore e tregtisë në New York me 11 shtator 2001 disa myslimano-amerikanë kishin festuar, pamje që, sipas tij, televizionet nuk kishin arritur t’i kapnin.

Këto deklarata të Trump-it janë cilësuar si fashiste dhe shumë të pavenda.

Ish guvernatori i Floridës dhe njëri nga rivalet e Trump tek Republikanët, Jeb Bush, e ka quajtur deklaratën e Trumpit “të çmendur”.