Trumpit i merret çmimi “Doktor Nderi” për shkak të deklaratës për myslimanët

Universiteti skocez “Robert Gorbon” nga Aberdini ka njoftuar se është tërhequr çmimi “Doktor Nderi” që i është ndarë miliarderit amerikan Donald Trump.

Deklaratat e Trump në relacion me myslimanët janë vlerësuar si të papranueshme me vlerat e universitetit skocez dhë është marrë ai vendim.

“Në vazhdën e fushatës presidenciale në Amerikë, Trump ka dhënë një numër deklaratash që janë plotësisht të papranueshme me vlerat e këtij universiteti”, ka thënë zëdhënësi i këtij institucioni.
“Universiteti ka vendosur që atij t’i merret çmimi ‘Doktor Nderi’”, ka thënë ai ndërsa transmeton ksp nga agjencia Hina.
Trump në Skoci ka dy tereni golfi, dhe nëna e tij është lindur në këtë shtet, ka marrë çmimin “Doktor Nderi” në këtë universitet në vitin 2010.
Kandidati për president të SHBA-ve nga radhët e republikanëve Donald Trump ka bërë thirrje që myslimanëve t’u ndalohet hyrja në SHBA.
Kjo deklaratë e tij është dënuar nga të gjithë anët e botës./express