Turqia në alarm, pesë xhihadistë kanë kaluar kufirin për të kryer sulme terroriste

Turqia është në alarm pas sinjaleve se disa ambasada, si ajo amerikane dhe disa baza ushtarake mund të goditen nga terroristët.

Gazeta turke Hurriyet ka bërë të ditur se xhihadistët mund të synojnë zonat ku ka numër më të madh turistësh, pasi që edhe shërbimet e inteligjencës paralajmëruan për dy sulme terroriste javën e kaluar kur u dyshua që pesë xhihadistë kanë kaluar kufirin dhe janë futur në Turqi.

Turqia ka qenë nën presion nga Bashkimi Evropian pasi ka dështuar të ndërmarr masa efikase për sigurinë e kufirit të saj me Sirinë, pasi terroristët hyjnë në vend si refugjatë dhe pastaj udhëtojnë për në Evropë.

Më 20 korrik, një kamikaz hodhi vetën në erë në qytetin Kurd Suruc në kufirin me Sirinë, ku humbën jetën persona e që mendohet se ishte orkestruar nga xhihadistët.