Tyson Fury mund të humbasë titullin e kampionit, ja arsyeja

Tyson Fury mund të humbasë titullin e kampion të botës në versionin IBF në rast se do të përballet sërish me Wladimir Klitschkon, para duelit me Vyacheslav Glazkov.

27 vjeçaro, i dha fund dominimit nëntëvjeçar të Klitschkos duke e mposhtur ukrainasin më 28 nëntor. Por, kreu i IBF-së, Lindsey Tucker është shprehu se Fury duhet të boksojë kundër Glazkov, para një dueli të ri me Klitschkon.

Nëse nuk ndodh kjo, britaniku do të detyrohet të dorëzojë brezin e versionit IBF. “Të jemi të qartë, Fury duhet të përballet me Glazkov, në duelin e ardhshëm. Nëse nuk e bën, duhet të kemi një proces të ri të sfiduesve për brezin IBF, që duhet ta dorëzojë”, tha Tucker/indeksonline/