U dyshua për mjet shpërthyes para Qeverisë, por në çantë kishte violinë (Foto)

Ndërtesa e Qeverisë pak minuta më parë ishte rrethuar nga pjestarë të Policisë së Kosovës.

Në informatat e para të Policisë së Kosovës të siguruara nga Indeksonline, thuhej se po dyshohej për një mjet shpërthyes, pasiqë një çantë e zezë gjendej në oborr të Qeverisë.

Mirëpo, pas kontrollit të bërë nga PK-ja në çantë është gjetur një violinë të cilën e kishte lënë një i ri nga pakujdesia, raporton Indeksonline sipas informacioneve të PK-së.

Tashmë gjithçka është qartësuar. Në fillim u dyshua për ndonjë mjet të mundshëm shpërthyes, por më pas u siguruam që në çantë kishte vetëm një violonë e cila i takonte një të riu”,ka thënë një zyrtar i PK-së për portalin Indeksonline.