UEFA reagon pas sulmeve në Paris

UEFA është solidarizuar me popullin e Francës pas sulmeve të mbrëmshme terroriste në Paris.

Drejtuesit e Shqipërisë Evropianë të Futbollit (UEFA) kanë lëshuar një deklaratë pas sulmeve terroriste që ndodhën mbrëmë në Paris, ku mbetën të vrarët rreth 160 persona.

“UEFA është e tronditur thellë dhe e pikëlluar nga ngjarjet tragjike që ndodhën në Paris natën e fundit. Ne dëshirojmë të shprehim mbështetjen dhe solidaritetin tonë për Francë dhe për ata që janë prekur nga këto akte të tmerrshme.”, thuhet në njoftimin e UEFA-së.

Kjo e fundit nuk ka shkruar asnjë fjalë të vetme rreth euro 2016, e cila do të mbahet vitin e ardhshëm në Francë. /Express/