Uited bënë ofertë 493 milionë euro për dyshen e Barcelonës

Manchester United `shtë duke u interesuar për dyshen e Barcelonës, Leo Messi dhe Neymar.

Manchester United dëshiron të kthehet në maje të futbollit botëror dhe mënyra më e mirë për të bërë këtë, është duke transferuar lojtarët më të mirë në botë.

The Sun shkruan se Unitedi është gati të bëjë çmendurinë më të madhe në futboll, pasi dëshiron dy lojtarët më të mirë të Barcelonës.

The Sun shkruan se Unitedi ka bërë gati një ofertë prej 493 milionë euros h për Leo Messin dhe Neymarin.

Plani i skuadrës angleze është që të mos bisedoj fare me drejtuesit katalunas, por thjeshtë të paguaj klauzolën e tyre dhe t’i sjellë ata në Old Trafford.

Se sa do të realizohet kjo mbetet të shihet, pasi që të dy janë të kënaqur në Barcelona dhe po vazhdojnë të fitojnë tituj së bashku si në Spanjë po ashtu edhe në Evropë. /Express