Universiteti amerikan ndalon pijet energjike, ja pse

Një kolegj universitar në Vermont të Shteteve të Bashkuara ka ndaluar shitjen e pijeve energjike në kampusin e tij.

Sipas drejtuesve të këtij institucioni, këto pije mund të çojnë drejt “sjelljeve problematike”, si “aktiviteti seksual me rrezik të lartë” dhe abuzimi me alkoolin, transmeton Gazeta Express.

Kolegji Middlesbury po ashtu ka thënë se pijet energjike mund të ndikojnë në performancën akademike të studentëve, dhe mund të çojnë drejt një kulture të stresit. /Gazeta Express/