Urimi i familjes Xhaka për 28 Nëntor

Familja e futbollistëve Taulant dhe Granit Xhaka ka uruar për 28 Nëntorin, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Në emër të familjes sime,Urime 28 Nëntori dita e Pavarësisë së Shqipërisë ,Urime ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, urime dalja në skenë e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare UÇK-së. Rroftë bashkimi i gjitha trojeve shqiptare, rroftë Shqipëria e Bashkuar”, ka uruar familja Xhaka.