Kombinimi i disa ushqimeve shton vlerat ushqyese te njera tjetrës një koncept që njihet si sinergji e ushqimit.
Më poshtë do të gjeni disa kombinime për ushqimet nga Amy Jamiseson-Petonic, dietiste e licencuar në Cleveland Klinik, kombinime që ju ndihmojnë të ngrini të ushqyerit tuaj të shëndetshëm në nivel më të lartë.
1. Spinaq dhe Limon
Spanaqi përmban një sasi të konsiderueshme hekuri dhe është akoma më mirë për ty kur i shtrydh limon spanaqit sepse kjo i ndihmon trupit të absorboj hekurin në mënyrë më të efektshme.
2. Domate dhe Vaj Ulliri
Antioksiduesit lycopene dhe carotenoid që gjenden në domate në mënyrë përfekte kombinohen me vaj ulliri që ju ndihmon të kontrolloni kolesterolin, shtypjen e gjakut dhe zhvillimin e kancerit.
3. Peshk dhe Kerri (Curry)
Kur peshku kombinohet me kerri, omega-3shi i shëndetshëm për zemër që kemi në peshk e gjithashtu edhe yndyrat si DHA dhe EPA, janë parë që zvogëlojnë rrezikun ndaj kancerit.
4. Manoret e përziera
Të hash hardhi, ferra, boronica, dredhëza dhe mjedra të gjitha së bashku të ofron shumë më shumë të mira shëndetësore dhe kjo është vetvetiu e kuptueshme. /sherohu/