Ushqimet që ju ndihmojnë të digjni kaloritë gjatë dimrit

Dimri mund të jetë stina perfekte për të humbur kilet e shumta, pavarësisht të ftohtit. Ekzistojnë disa ushqime të veçanta, të përshtatshme për këtë sezon dhe që janë në gjendje t’ju bëjnë të digjni shumë yndyra dhe kalori!

Lajmi i mirë është se këto superushqime ngrohin thellësisht organizmin, duke ju dhënë një kënaqësi të këndshme së brendshmi. Ndër të tjera, ju ndihmojnë të përmirësoni pikat kritike dhe me to do të ndiheni të ngopur. Pra, bëhet fjalë për ushqime ideale për t’u transformuar në pjata tipike dimërore.

Qepët, veti dobësuese

Një supë anticelulit dhe dobësuese: ajo e qepës është zgjedhja ideale kur jashtë bën ftohtë dhe ju keni nevojë të ndiheni mirë. E pasur me vitaminë (A, C, E, B) dhe minerare (kalcium dhe kalium), qepa përmban edhe fitoestrogjen të çmueshëm, si dhe substanca të ashtuquajtura cinarin.

Dhe ashtu siç ndodh me kanellën, edhe qepa shfaq një veprim të rëndësishëm hipoglicemizues ose ju ndihmon të mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Pra, qepët stimulojnë metabolizmin që të djegë më shumë yndyra dhe kalori të tepërta, nxjerrin jashtë lëngjet e tepërta dhe forcojnë sistemin imunitar. Ndër të tjera, këto perime janë një antibiotik i mrekullueshëm.

Xhenxhefil dhe kanellë për t’u dobësuar

Thojini “po” xhenxhefilit: në dimër është e rastit që ta përdorni sa më shumë. Para së gjithash, sepse ai e ngroh menjëherë organizmin dhe lufton në heshtje kollën, si dhe dhembjen e fytit. Por ka edhe më shumë se kaq; xhenxhefili funksionon edhe si superushqim antitumoral dhe ju ndihmon në djegien e shumë yndyrave e kalorive.

Por, si mund ta konsumoni atë? Të zier në mëngjes, me feta për aperitivë, salcë për zbukurimin e pjatave dhe gjithmonë në ëmbëlsira. Zakonisht në përgatitjet e ëmbëlsirave në shtëpi, kombinimi më i mirë është gjithmonë xhenxhefili me kanellë. Bëhet fjalë për një miksim, i cili është në gjendje t’ju ndalojë së absorbuari sheqerin.

Çaj jeshil në mëngjes dhe mes vakteve

Një filxhan çaj është gjithmonë një ide e mirë. Nëse është i gjelbër akoma dhe më mirë, sepse ai ndihmon në eliminimin e celulitit, ndërsa shfaq një veprim të spikatur antioksidant. Në dimër është e këndshme të shijoni pije të ngrohta, për më tepër, nëse filxhani “djeg kaloritë”.

E gjitha kjo është meritë e katekinave të çajit, të cilat përveçse ju mbajnë të shëndetshëm, ju ndihmojnë gjithashtu që të humbisni peshë pak më shpejt.

Doza ideale për të marrë përfitimet e duhura nga çaji jeshil është minimumi tre filxhanë të mëdhenj në ditë. Nuk duhet ta konsumoni me shumë sheqer.

Çokollatë për të humbur peshë

Çokollata e zezë (me minimumi 80% kakao) ju ndihmon që të dobësoheni më shpejt. Kjo është meritë e antioksidantëve, katekinës dhe kafeinës, të cilat gjenden në këtë ushqim mjaft të mirë e të preferueshëm. Ajo që e konfirmon ngrënien e disa kubave çokollatë të zezë në ditë pa ju shëndoshur, është pikërisht shkenca nëpërmjet studimeve të shumta.

Mos kini frikë ta konsumoni atë. Kjo gjë nuk vlen aspak për çokollatat e tjera, jo të zeza apo të shoqëruara me qumësht dhe përbërës të tjerë.

Specat djegës, djegin kalori

Si ushqime që djegin kalori e që shihen si mjaft të dobishme në dimër, nuk mund të mungonin specat djegës. Të pranishëm në kuzhinën mesdhetare dhe jo vetëm, specat djegës përmbajnë një substancë shumë të mirë për shëndetin: kapsaicinën.

Kjo e fundit, sipas kërkimeve të shumta të besueshme, mbron mirëqenien e aparatit kardiovaskular, pra të zemrës, por edhe të trurit. Për sa i përket dietës, shtimi i specave djegës në të ju mundëson djegien e yndyrave dhe të kalorive të padëshiruara. /GazetaShqip/