Ushqimet që largojnë nikotinën nga trupi

Brokoli

Është i pasur me vitaminë C dhe B5. Pirja e duhanit ul nivelet e vitaminës C në trup. Hani më shumë brokoli për të eliminuar nikotinën nga organizmi juaj.

Portokalli

Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C. Konsumi i rregullt i portokallit do të rritë metabolizmin tuaj dhe do të ul nivelin e stresit.

Lëng karrote

Lëngu i karrotës është i mirë për lëkurën dhe është i pasur me vitamina A, C, K dhe B, të cilat janë provuar se kanë efekte në largimin e nikotinës nga trupi.

Spinaqi

Spinaqi është një nga perimet më të shëndetshme, sepse nuk është i pasur vetëm me vitamina, por gjithashtu përmban sasi të mëdha të acidit folik.

Kivi 

Kivi është një burim i pasur i vitaminave A, C dhe E. Kur pini duhan, niveli i këtyre vitaminave reduktohet.

Uji

Pirja e duhanit e dehidraton trupin tuaj. Sipas shumë studiuesve, duke pirë shumë ujë mund të ndaloni pirjen e duhanit dhe të eleminoni nikotinën nga trupi juaj.