Ushtria turke ka vrarë 32 luftëtarë të ISIS-it

Ushtria turke ka vrarë sot 32 luftëtarë të grupit të Shtetit Islamik në veri të Irakut, gjatë një sulmi në një nga tanket e saj, raportojnë mediat turke.

Trupat turke shkatërruan një ndërtesë të përdorur nga ISIS-i, duke vrarë 10 xhihadistë dhe më pas vrau edhe 22 luftëtarë që u përpoqën të largohen nga vendi i ngjarjes, tha agjencia e lajmeve Anatolia, transmeton kp.

Identifikimi i viktimave nuk ka qenë i mundur të bëhet menjëherë.