
Kjo listë është krijuar duke u bazuar në më shumë se 50 faktorë, duke përfshirë popullsinë, personelin ushtarak aktiv dhe rezervë, numrin e aeroplanëve, tankeve, automjeteve të blinduara si dhe shumës së buxhetit që një shtet e shpenzon për mbrojtje. Gjithashtu janë marrë në konsideratë edhe burimet e financimit shtetëror, siç është nafta.
Aleksandar Radiq, analist ushtarak, thotë se fakti që Serbia ka më së shumti njerëz në ushtri edhe pse thekson se është e vështirë të vlerësohet, pas përvojës së viteve të nëntëdhjeta, tregon qartë se sa i gatshëm është një shtet të angazhohet në një luftë. Sipas tij edhe pse Kroacia është para Serbisë, vendi i tij (Serbia) ka njëfarë lloj avantazhi.
“Potenciali i Kroacisë është për gjysmë më i vogël sesa i yni. Megjithatë, ky shtet ka ambicie fantastike dhe mbështetje politike në ndërtimin e forcave të armatosura që do të ishin lider në rajon. Kroacia ndihmohet shumë për faktin se është anëtare e NATO-s dhe BE-së, derisa Serbia, edhe pse neutrale, nuk ka qëndruar pas neutralitetit të saj. Ushtria serbe aktualisht për fat të keq është inerte, dhe e lënë pas dore, dhe shpesh përdoret vetëm si dekor për tu fotografuar me politikanë”, ka shtuar Radiq.
Ai beson se për çdo ushtri, duke përfshirë edhe atë serbe, është e rëndësishme të ketë mbështetje të madhe morale, të qytetarëve dhe politikanëve, sepse historia ka treguar se ushtritë e fuqishme botërore shpesh i kanë humbur luftërat për shkak se nuk kishin një mbështetje të tillë. (lajmi.net)