Vajza zbulon kurën që shpëtoi nga migrena (foto)

Një 25-vjeçare britanike thotë se ka gjetur kurën për migrenën. Samantha Fisher ka vuajtur nga dhimbjet e kokës qëkur ishte 4 vjeçe. Ajo ka pasur dhimbje aq të forta sa shpesh është detyruar të pijë edhe 11 tableta në ditë, transmeton Klan Kosova.

Ajo tani thotë se ka gjetur kurën për migrenën, duke shpëtuar nga dhimbjet e kokës me një gjë krejt të thjeshtë: një vath në vesh.

Vathi vendoset në kërcin e pjesës së brendshme të veshit, e cila është e njëjta pikë që përdor akupunktura për të lehtësuar dhimbjet kronike të kokës.

Vajza thotë se një mënyrë e tillë kurimi e ka shpëtuar nga dhimbjet, me një çmim prej vetëm 27 eurosh.

“Kaloja ditë të tëra në një dhomë të errët, sepse nuk duroja dot dritën. I kam provuar të gjitha, që nga joga e deri te masazhet. Dhe ky vath në formë zemre u bë shpëtimi im”, thotë ajo./xlpress/

Samantha-Fisher