Van Gaal: Nuk i kuptoj fansat pse thonë “sulmo, sulmo”

Trajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka thënë se nuk e kupton se përse fansat po i kërkojnë ekipit të tij që të sulmojnë, pasi sipas tij ekipi i tij po e dominon kundërshtarin.

Unitedi sot barazoi kundër West Hamit në Old Trafford me rezultat prej 0 me 0, ndërsa fansat e Djajve të Kuq nuk janë ndarë të kënaqur me paraqitjen e ekipit të trajnerit holandez, duke kërkuar nga ai që të sulmohet më tepër, transmeton Koha.net.

“Nuk e kuptoj se përse ata bërtasin ‘sulmo, sulmo’ sepse ne ishim ekipi dominues, jo West Hami. E di që fansat janë të zhgënjyer, por ashtu jam edhe unë dhe lojtarët. Ata dëshirojnë që të shënojmë çdo minutë por është e pamundur”, ka thënë Van Gaal raporton Goal./koha.net/