Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga tentimet për ta regjistruar Arda Turanin para muajit janar.
Katalunasit janë në pritje të përgjigjes nga FIFA se a mund ta regjistrojnë Arda Turanin, si zëvendësues të Rafinhas së lënduar.
Sipas Barcelonës, ndëse heshtja e FIFA-së lidhur me këtë rast vazhdon edhe në ditët vijuese, ata do ta dërgojnë këtë çështje në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
Kujtojmë që Barça nuk ka të drejtë të regjistrojë lojtarë të rinj në skuadër deri në janar të vitit 2016, për shkak të një dënimi nga UEFA, lidhur me parregullsi në transferimin e lojtarëve. /lajmi.net/