Vazhdon lobimi për anëtarësim në UNESCO

Ministri i jashtëm Hashim Thaçi bënë me dije se në Paris, po vazhdon lobimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Thaçi ka postuar në Facebook edhe kopertinën e revistës e cila i dedikohet kësaj çështje, e quajtur “New Diplomat”.

Mesazhi i Thaçit në Facebook:

“Nesër do ta shpërndajmë revistën tonë në UNESCO. Një votë do ta kemi për shtyerje të votës. Vota e dytë është për anëtarësi dhe në këto momente ende po e shtyejmë agjendën. Falënderoj të gjithë qytetarët dhe miqtë nga mbarë bota që e përkrahin fushatën e dashurisë për njëri-tjetrin, shpresës për Kosovën dhe integrimit në botë:‪#‎KosovoinUNESCO. HTH”

foto_1447020536-2291035 /gazetaexpress/