Vdes ish ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle

Ish ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle ka humbur betejën me leukemi. Ai ka vdekur në moshën 54 vjeçare.

Alexander Vogel, udhëheqës i zyrës së Fondacionit Westerwelle, ka thënë se ish-Ministri vdiq të premten, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Westerwelle ka qenë shef i diplomacisë gjermane nga viti 2009 deri në vitin 2013, si dhe zëvendëskancelar i Angela Merkelit nga viti 2009 deri në vitin 2011.

Ai njihej edhe si mik i Kosovës dhe ka qëndruar disa herë në vendin tonë.