Verratti nuk lëviz nga Parisi

Marco Verratti nuk pritet të largohet nga Franca, pasi sipas agjentit, ai është duke punuar në rinovimin e kontratës me Paris Saint-Germainin.

Italiani ishte cak i shumë skuadrave italiane dhe evropiane, por duket se kampioni francez tashmë ka siguruar nënshkrimin e tij.

“Jemi duke diskutuar rinovimin e kontratës me klubin parisien, sepse Verratti tani është një prej idhujve të klubit”, ka thënë agjenti i tij, Donato Di Campli, raporton “Football-Italia”, transmeton koha.net.