Veseli, Kadriut: Aman, ndalna qita gaz

Deputetja e pavarur në Kuvendin e Kosovës, Margarita Kadriu, ka kërkuar që të ketë dialog mes pozitës dhe opozitës pasi, sipas saj, kjo gjendje nuk mund të vazhdojë kështu.

Pas fjalës së saj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i ka thënë asaj se nëse mundet të dialogojë ta bëjë atë.

“Deputete e nderuar aman nalna qita gaz”, i tha Veseli deputetes Kadriu.