Veseli nesër nderon Jasharët

Me parakalimin e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ka filluar manifestimi për nder të Epopesë së UÇK-së. Ky manifestim po organizohet nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bëhet e ditur se nesër nga ora 10:30 do të bëjë homazhe pranë varrit të komandantit Agem Jashari në kompleksin memorial në Preka

“Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli bėn homazhe pranė varrit tė Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe varrezave tė Familjes Jashari, nė Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu Veseli gjatë ditës së nesërme do të marrë pjesė nė Akademinė pėrkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe tė gjithė dėshmorėve.