Veseli: Shefi i sigurimit të Kuvendit bashkëpunoi me opozitën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se derisa kryesia e Kuvendit është munduar t’i ndalë veprimet e deputetëve të opozitës, shefi i sigurimit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Shiqiri ka bashkëpunuar me opozitën.

Ai ka thënë se shefi i sigurimit nuk i përgjigjet kryetarit të Kuvendit, por me sa di, është shkarkuar para një jave.

“Derisa ne të gjithë jemi mundur t’i ndalim… shefi i sigurimit ka koketuar bashkë me opozitën”, ka thënë ai.

Këtu ka reaguar deputeti i LDK-së, Arben Gashi, duke thënë se është skandal nëse dihet se që dy muaj janë torturuar deputetët dhe qytetarët dhe nuk janë marr masa ndaj shefit të sigurimit.

Kurse, Veseli shpjegoi se me sa di ai, shefi i sigurimit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Shiqiri, është shkarkuar.

“Është ajo çka u mundova me përkthye, bashkëpunimi. Shefi i sigurimit të Kuvendit nuk i përgjigjet kryetarit të kuvendit. Më duket se para një jave është larguar”, ka thënë Veseli.