Veseli:Maskarenjtë dhe kriminelët vahabist s’kan vend te ne

Populli dhe institucionet nuk do të lejojnë që maskarenjtë,kriminelët dhe terrorristët të prishin besimin tek zoti dhe raportet shqiptare, pasi vllezërit tanë janë shqiptarët katolik dhe ortodoks`.

Në intervistën e dhënë për emisionin Monitor’, kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se populli i Kosovës së bashkë me institucionet e përgjegjësisë, nuk do të lejojë që maskarenjtë, kriminelët dhe terrorristët të prishin besimin tek zoti dhe raportet brenda shqiptare, pasi vllezërit tanë janë shqiptarët katolik dhe ortodoks.

” Ne kemi qytetarë të jashtëzakonshëm, populli jonë ka pjekuri të jashtëzakonshme dhe nganjehërë është më i pjekur se klasa politike. Unë kam besim të jashtëzakonshëm. Kam besim te qindra besimtarë, tek ata imamë dhe te qindra mijëra njerëz që janë të besimit islam. Është garanca më e madhe se këta besimtarë të zotit nuk do të lejojnë maskarenjtë, kriminelët, terrorristë të ja prishin besimin tek zoti, raportet tona mes vete dhe relegjionet tjera. Ne shqiptarët kemi tre fe, vllezërit tanë janë shqiptarët katolik dhe shqiptarët ortodoks, po edhe pavarësisht kombit, kjo është garanca që krijon stabilitet së bashku me institucionet e përgjegjësisë. Kemi njerëz të jashtëzakonshëm”, tha kreytari i Parlamenti të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë intervistës për emisionin Monitor.