Vetëvaret në kasolle biznesmeni kryeqytetas

Eshtë gjetur i vetëvarur në kasollen e shtëpisë së prindërve një 48 vjeçar, pronar i një pastiçerie në Tiranë.

Ai është Fatmir Myrtaj, baba i dy vajzavedhe i divorcuar nga bashkëshortja. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Palavli të Delvinës, ku viktima kishte shkuar të takonte të atin e paralizuar, raporton opinion.al.