Vetëvendosje: Policia rrahu brutalisht Albin Kurtin

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka bërë me dije se policia e Kosovës ka ushtruar dhunë fizike ndaj deputetit të kësaj lëvizje Albin Kurti.

“Policia sapo ka rrahur brutalisht deputetin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurtin, duke provuar ta arrestojnë atë, në oborrin e Kuvendit të Kosovës,” shkruan Lëvizja Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.