VIDEO/ Dramë në derbin shqiptar në Angli! Armando Dobra shënon super gol, 107 pikë nuk mjaftojnë dhe mbrojtësi i Shqipërisë ngjitet një kategori më lartë

Një çmenduri e vërtetë ishte ndeshja e sotme mes Chesterfield dhe Notts County. Kjo ishte përballja finale e Play Off në National League, me ekipin fitues që do të ngjitej në League Two në Angli. Gjithashtu ishte një derbi shqiptarësh pasi nga njëri krah luante Armando Dobra dhe nga tjetri Geraldo Bajrami, të dy pjesë e Shqipërisë. Goli i parë u realizua për vendasit nga Dallas, ndërsa në minutën e 87 barazoi Bostock. Me nisjen e shtesës ishte Armando Dobra që do të realizonte një gol fantastik te Chesterfield. Por në të 108 ishte Rodrigues që barazoi dhe e dërgoi takimin në shtesë.

Atje Notts County u tregua më i saktë dhe fitoi mes dramës së madhe duke kaluar në League Two. Dëshpërimi ishte i gjithi në ekipin e Armando Dobrës që u gjend dy herë në avantazh dhe shumë pranë suksesit. Megjithatë nëse Chesterfield do të kalonte më tej do të ishte “e padrejtë”. Kjo pasi kampionati u mbyll me Wrexham në vendin e parë që kishte 111 pikë, ndërsa Notts County vinte i dyti me 107 pikë. Por në Nationals League është vetëm një biletë direkte për ngjitjen në League Two dhe gjashtë vendet më poshtë duhej të shkonin në Play Off. Pra Notts County rrezikoi të mbetej në të njëjtën kategori, pavarësisht 107 pikëve të grumbulluara. /Sport Ekspres/

Armando Dobra’s magic finish was just as impressive as the cash rewards waiting for you on TEMU! Download now and use my code <138765674> to join the winning team. Who knew searching could be so rewarding? #TEMU #DobraGoal #CashRewardspic.twitter.com/C3hNW3fwqq

— ?N|Goff? (@NGoff6620637818) May 13, 2023

REDEMPTION ARC ?

After his penalty was saved vs Wrexham, Cedwyn Scott scores the decisive penalty to send Notts County to the football League ?

How well will the side do in League Two ?#NottsCo | #NationalLeaguePlayoffFinal

pic.twitter.com/H99cpnO8v4

— The Woodwork (@TheWoodworkUK) May 13, 2023