VIDEO/ “E foli Çerçizi more me gojë”! Tifozët e Shqipërisë hedhin valle në Pragë, turistët nga India bëjnë shqiponjën dhe i bashkohen festës

Atmosfera është e jashtëzakonshme në Pragë përpara ndeshjes së Shqipërisë. Sport Ekspres sjell të tjera pamje fantastike, kur kanë mbetur edhe pak orë nga ky takim. Një grup turistësh nga India kanë shkuar në një prej lokaleve ku janë vendosur tifozët e Shqipërisë.

Ata i kanë përshëndetur dhe kanë marrë flamujt e Shqipërisë, duke nisur t’i shpalosin në shesh. Gjithashtu nuk kanë ngurruar që të bëjnë shqiponjën. Nga krahu tjetër tifozët e Shqipërisë po kërcejnë në shesh me këngë të ndryshme. /Sport Ekspres/