VIDEO/ Gjergj Luca: Do bëj dasmën më të bukur për nipin tim Luizin dhe Kiarën

Luizi ka rrëmbyer zemrat e pothuajse gjithë shqiptarëve kudo ata ndodhen, mes të cilëve edhe personazhe të njohur publikë që kanë shprehur hapur mbështetjen ndaj këngëtarët. Të shumtë kanë qenë edhe ata që janë zotuar duke ofruar shuma monetare për Luizin apo oferta bashkëpunimesh.

Së fundmi, biznesmeni Gjergj Luca ka premtuar se do të realizojë për Luizin dhe Kiarën dasmën më të bukur në Shqipëri.  Me anë të një video ai shprehet se si daja e Luizit do të jetë ai organizatori i kësaj dasme. “Përshëndetje Kiara. Përshëndetja nga këtu, Pallati i Brigadave. Për Zotin dëgjo, se je edhe nga gjysma e zemrës time, nga Përmeti. Ai zotëria jot dhe nipi im Luizi kur të dalë më datën 6 se nuk na dëgjon tani, ne, unë edhe ti do t’i bëjmë një surprizë.

Dasmën tuaj do ta bëjmë këtu në këtë vend dhe do të bëjmë dasmën më të bukur që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri në “Fish City”, në qytetin e Dashurisë, në qytetin e shpresës, ëndrrave”, thotë Gjergj Luca në video.

“Gjergj Luca, daja i Luizit, super surprizë në datë 7 maj. Dasmorë nga të gjitha trevat në dasmën më të madhe shqiptare që do të organizojmë në Fish City në Labinot. Luiz dhe Kiara ne po ju presim t’i thoni “PO” njëri-tjetrit!”, shkruhej përkrah videos.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhi me Luizin dhe Kiarën pas daljes së këngëtarit nga shtëpia më e madhe në Shqipëri dhe a do të ralizohet vërtet dasma..